Mustafa: Procesi ka qenë krejtësisht demokratik, as që bëhet fjalë për koalicion me PDK-në

03 gusht 2019 | 12:20

Kreu i sapo zgjedhur i LDK-së, Isa Mustafa, lidhur me akuzat e ish-kryetarit të partisë, Fatmir Sejdiu, për manipulim të garës, ka thënë se “askush s’mudet të manipulojë mbi 300 delegatë”.

“Nuk do të dëshiroja ta dëgjoja këtë nga një president. Mund ta quajmë si të duam, por procesi ka qenë krejtësisht demokratik. Askush nuk mundet me i manipulu mbi 300 delegatë”, deklaroi Mustafa.

Në lidhje me një marrëveshje të brendshme për kandidat për kryeministër dhe koalicioni potencial me PDK-në, Mustafa tha se “as që bëhet fjalë për koalicion me PDK-në”.

“Për kandidatin për kryeministër, vendos Këshilli i Përgjithshëm, tash nuk ka marrëveshje për kandidat”, deklaroi ai.

“Nuk shohim ndonjë zgjidhje tjetër, pos shpërbërjes së Kuvendit”, shtoi Mustafa.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Duke kujtuar të rënët për liri në fshatin Raushiq të…