Mustafa tregon pse vendosen që Vjosa Osmani të jetë kandidate për kryeministre

27 gusht 2019 | 09:28

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka treguar se përse LDK-ja, vendosi që ta nominojë për kandidate për kryeministre Vjosa Osmanin.

Ai përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka shkruar se Vjosa është kandidatja e parë grua që nominohet për pozitën më të lartë qeveritare në Kosovë.

Mustafa ka lavdëruar edhe Lutfi Hazirin.

“Z. Haziri me shembullin e një veprimtari të devotshëm të LDK-së, një lideri me të cilin krenohemi jo vetëm ne në LDK, kësaj radhe i dha përkrahje të parezervë Vjosës”, ka shkruar Mustafa.

Postimi i plotë i tij:

Qytetarë të nderuar

Vendosim sot, që znj. Vjosa Osani të jetë kandidate e LDK-së për Kryeministre të Kosovës. Dje, ajo mori përkrahjen e plotë të Kryesisë së LDK-së.

Vjosa është kandidatja e parë grua që nominohet për pozitën më të lartë qeveritare në Kosovë.  E arsimuar dhe e përgatitur në Kosovë dhe SHBA. E re. Por, me përvojë shtetërore e parlamentare për tu përballur me sfida të mëdha dhe shumë serioze.

Vjosa nuk ishte e vetmja kandidate e LDK-së për këtë pozitë. Ishte, poashtu, z. Lutfi Haziri, tani Kryetar i Gjilanit. Më herët zëvendëskryeministër e deputet. Z. Haziri me shembullin e një veprimtari të devotshëm të LDK-së, një lideri me të cilin krenohemi jo vetëm ne në LDK, kësaj radhe i dha përkrahje të parezervë Vjosës.

Përkrahjen e sigurt e pres sot nga Këshilli i Përgjithshëm i Lidhjes Demokratike të Kosovës. E nesër, nga qytetarët e Kosovës.

Një grua; një nënë e re, e përkushtuar për familjen dhe vendin e vet, që ka guxim dhe kurajo të përballet me valët e trazuara të qeverisjes së keqe e të kapjes së shtetit, meriton mbështetje  të gjerë e të parezervë qytetare. IM

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Menjëherë pasi presidenti Hashim Thaçi shpalli 6 tetorin si datë…