Mustafa uron 28 Nëntorin: Le të jetë kjo ditë impuls për arritjet tona të reja

28 nëntor 2020 | 13:31

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa përmes një postimi në “Facebook”, ka uruar festën e 28 Nëntorit.

Mustafa ka deklaruar se shqiptarët sot më shumë se kurrë mund të krenohen me dy shtete shqiptare, Shqipërinë e Kosovën.

Postimi i plotë i Isa Mustafës:

Në emër të Lidhjes Demokratike të Kosovës, urojë shqiptarët në Kosovë, Shqipëri, gjithandej në trojet e tyre etnike dhe në diasporë për Ditën tonë të Flamurit!

Është kjo Ditë e krenarisë që na bashkon me trashëgiminë e vlerave tona kombëtare e shtetërore.

Shqiptarë sot më shumë se kurrë më parë mund të krenohen me dy shtete shqiptare, me Shqipërinë e Kosovën, me të arriturat e tyre në Maqedoninë e Veriut, në Mal të Zi, në Luginën e Preshevës; me përfaqësimin e tyre në kryeqendrat botërore.

Le të jetë kjo ditë impuls për arritjet tona të reja! IM

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Për kryetarin e komunës së Skenderajt është absurde se si…