Mustafi: Nuk pres të marr ftesë nga Lowi

11 maj 2018 | 13:00

Trajnerit të Gjermanisë, Joakim Low, i duhet të hartojë listën e lojtarëve të kombëtares gjermane, që do t’i marrë me vetë ne Botërore.

Në rrezik për të mos u ftuar në eventin madhështor që do të organizohet në Rusi, është mbrojtësi me origjinë shqiptare Shkodran Mustafi. Konkurrenca e madhe dhe gjenerata e artë e futbollistëve gjermanë pritet ta lënë jashtë listës, Mustafin.

Mbrojtësi i Arsenalit ka kaluar nëpër një formë mjaftë të mirë, por duket se është zgjedhja e pestë për qendrën e mbrojtjes. Ai në një deklaratë për “BILD” ka thënë se do t’i pëlqente të ishte në botëror, por nuk ka shumë shpresë.

“Nuk presë shumë të marrë ftesë… Por natyrisht se do të më pëlqente të jem në Botëror. Lowi më ka thënë se është duke më parë dhe së shpejti do të vij në Londër për të më takuar”, u shpreh Mustafi.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në mbledhjen e Qeverisë, ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha,…