Myftiu Tërnava priti në takim shefin e misionit të OSBE-së në Kosovë

06 maj 2019 | 11:36

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, ka pritur në takim shefin e misionit të OSBE-së në Kosovë, ambasadorin Jan Braathu.

Myftiu Tërnava fillimisht i ka dëshiruar mirëseardhje ambasadorit Braathu, e më pas e ka njohur me organizimet dhe aktivitetet që po zhvillon BIRK-u.

Ai po ashtu ka thënë se kanë një bashkëpunim shumë të mirë me të gjitha bashkësitë fetare në Kosovë dhe se promovojnë vlera të respektit, dialogut ndërfetar, si dhe paqe ndërmjet besimeve.

Ai ka çmuar edhe raportet shumë të mira që kanë me OSBE-në, sidomos në fushën e dialogut ndërfetar në Kosovë.

Nga ana e tij, ambasadori Jan Braathu, ka falënderuar Myftiun për pritjen dhe e uroi myftiun dhe të gjithë besimtarët për fillimin e muajit të bekuar të Ramazanit, duke dëshiruar agjërim të lehtë.

Ai po ashtu vlerësoi lartë kontributin e Bashkësisë Islame në projektet e përbashkëta të realizuara përgjatë viteve të kaluara.

“Jemi të gatshëm të bashkëpunojmë edhe në të ardhmen”, ka thënë ambasadori Braathu.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Prof. ass. dr. Ragip Gjoshi Recension Që në kohën e…