Nadali kualifikohet pa luajtur, fitojnë Zverev e Kyrgios

30 gusht 2019 | 23:50

Rafael Nadal avancon në raundin e tretë të US Open pa luajtur. Rivali i tij, Thanasi Kokkinakis është tërhequr për shkak të një dëmtimi, duke ia bërë më të lehtë rrugëtimin në këtë turne tenistit spanjoll.

Nuk zhgënjen australiani Nick Kyrgios, që mundi 3-0 (6-4, 6-2, 6-4) francezin Antoine Hoang, duke avancuar në raundin e tretë. Një biletë për më tej siguron edhe tenisti kroat Marin Ciliq, që mundi 3-1 me përmbysje (4-6, 6-3, 7-5, 6-3) gjermanin Marcel Stebe, ndërsa Alexander Zverev fitoi me vështirësi 3-2 ndaj amerikanit Frances Tiafoe.

Fiton edhe zvicerani Stansislav Wawrinka, që mundi 3-1 francezi Jeremy Chardy, ndërsa rusi Daniil Medvedev eliminoi bolivianin Hugo Dellien, duke fituar 3-1.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, së bashku me bashkëshorten e…