Nagavci në Ditën e Romëve premton arsim cilësor për këtë komunitet

08 prill 2021 | 15:13

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, ka uruar gjithë komunitetin rom që jeton në Kosovë për Ditën Ndërkombëtare të Romëve.

Ajo ka thënë se është e përkushtuar për mbështetjen e fëmijëve nga ky komunitet i rëndësishëm për vendin tonë për t’iu mundësuar atyre qasje në arsim dhe ofrim të një arsimi cilësor.

“Gjithëpërfshirja në arsim është domosdoshmëri, sepse mirëqenia dhe arsimimi i të gjithëve pa dallim është bazament për të ardhme të sigurt. Si Ministri e Arsimit, do të vazhdojmë të përkrahim arsimimin e fëmijëve të komunitetit rom në shumë forma, qoftë përmes ofrimit të mësimit plotësues duke i përkrahur. Qendrat që ofrojnë këtë lloj mësimi, bursave për nxënësit e shkollave të mesme, krijimit të hapësirës së nevojshme për qasje në arsim të lartë dhe programe të tjera me rëndësi për komunitetin”.

“Në Kosovë organizohet mësim plotësues në gjuhën rome dhe përveçse në shkollat e Prizrenit, Ministria e Arsimit thotë se shumë shpejt ky mësim do të ofrohet edhe në shkollat e Gjakovës dhe në komuna të tjera ku jeton komuniteti rom. Në këtë drejtim, MASHT-i nuk është vetëm. I jemi mirënjohës të gjithë partnerëve strategjikë që janë gjithmonë përkrah nesh për të fuqizuar këtë komunitet dhe komunitete të tjera që jetojnë në Kosovë”, theksohet në urimin e Nagavcit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka bërë me…