Nagavci përgëzon shkollat dhe mësimdhënësit që kanë filluar mësimin

16 shtator 2022 | 15:18

Ministrja e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT), Arbërie Nagavci, ka thënë sot se janë të përkushtuar që të adresojnë secilën vështirësi me të cilën ballafaqohen mësimdhënësit në Kosovë, krahas punës që po bëjnë në përmirësimin e infrastrukturës dhe zhvillimin e politikave arsimore.

“Këtë e po e theksojmë vazhdimisht gjatë vizitave të përditshme në shkolla, ku bashkë me zëvendësministrat e Arsimit dhe zyrtarët tjerë të Ministrisë po bashkëbisedojmë me mësimdhënësit, por edhe me prindërit, për shqetësimet e tyre. E kemi fokusuar bashkëbisedimin me mësimdhënësit te politikat e reja në mbështetje të tyre, në mënyrë që të tejkalojmë secilën vështirësi së bashku, sikur që është tejkaluar ajo e mësimdhënësve me probleme serioze shëndetësore dhe nuk ka më asnjë mësimdhënës që i duhet të dalë në punë sepse i nevojitet paga për të blerë ilaçe”, ka shkruar Nagavci në llogarinë e saj në “Facebook”.

Ajo ka përgëzuar shkollat dhe mësimdhënësit që kanë filluar mësimin dhe ka kërkuar nga të gjithë mësimdhënësit e Kosovës që të mirëkuptojnë situatën, tashmë kur ata dhe familjet e tyre do të përfitojnë nga Pakoja e ndihmave financiare.

“Theksoj se, në Projektligjin për paga i cili ka dalë në debat publik, janë marrë për bazë të gjitha kërkesat, duke u trajtuar me kujdes të veçantë të gjitha kategoritë e punëtorëve të arsimit. I siguroj mësimdhënësit se do të adresohet vazhdueshëm çdo shqetësim i tyre dhe bashkërisht të evitojmë të gjitha vështirësitë për të arritur kështu që të kemi mirëqenie të mësimdhënësve dhe ngritje të cilësisë në arsim”, ka shkruar Nagavci.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Bashkim Jashari ka pritur në takim…