Naim Fetahu, kandidat i PDK-së për kryetar të Podujevës

17 shkurt 2020 | 14:01

Kryetari i Degës së PDK-së në Podujevë, Naim Fetahu, do të jetë kandidat i kësaj partie për kryetar të komunës, e cila deri më tani është drejtuar nga Agim Veliu.

Fetahu ka qenë deputet i Kuvendit të Kosovës në të kaluarën.

Në garë për të parin e Komunës së Podujevës janë edhe Nexhmi Rudari nga LDK-ja dhe Shpejtim Bulliqi nga Lëvizja Vetëvendosje.

Zgjedhjet për kryetar të komunës së Podujevës do të mbahen më 15 mars, pasi Agim Veliu ka dhënë dorëheqje nga pozita e të parit të kësaj komune në momentin që është bërë ministër në qeverinë Kurti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
“ESPN” dhe “The Times” raportojnë se trajneri Pep Guardiola i…