Napoli në bisedime me Brojën

15 qershor 2022 | 16:13

Napoli ka filluar të mendojë për sezonin e ri, teksa do të bëjë investime të rëndësishme në merkato. Të Kaltrit së fundmi kanë vendosur në listën e dëshirave edhe Armando Brojën.

Sulmuesi i Kombëtares sonë zhvilloi një sezon pozitiv në huazim te Southampton, duke shënuar disa gola të rëndësishëm. Skuadra e Spalletit ka filluar kontaktet e para me përfaqësuesit e Chelseat, që ka në pronësi kartonin e sulmuesit.

Blutë e Londrës e vlerësojnë me 30 milionë euro kartonin e lojtarit sipas gazetës Il Mattino. Broja ndërkoha ka oferta të rëndësishme edhe nga disa klube në Premier Ligë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Trajneri i Kombëtares së Gjermanisë, Hansi Flick e ka komplementar…