Napoli triumfon në derbin ndaj Romës

29 janar 2023 | 22:48

Napoli nuk e ka ndërmend të ndalet dhe vazhdon rrugëtimin drejt titullit kampion. Ekipi i Spalletit mundi me rezultat 2-1 Romën, duke shkuar kështu në kuotën e 53 pikëve, në vendin e parë. Minuta e 17-të do sillte një nga episodet më të rëndësishme të ndeshjes.

Osimhen tregon klasin e tij, atë çka jemi mësuar ta shikojmë, goditje e bukur e nigerianit e cila nuk ka fund tjetër përveç rrjetës. Asist Kvara, i konfirmuar te napoletanët.

Ekipi i Jose Mourinhos përpiqet që të reagojë dhe vendos ekuilibrat pak minuta nga fundi me italo-egjiptianin El Shaarawy. Vendasit fitojnë falë golit në fund të Simeone.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Partizani ka mposhtur Lubotenin në përballjen e vlefshme për xhiron…