Ndahen 800 mijë euro për ndërtimin e shtratit të Mirushës

04 gusht 2018 | 13:24

Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, priti sot në takim zëvendëskryeministrin Behgjet Pacolli dhe ushtruesin e detyrës së ministrit të Ambientit, Fatmir Matoshin, me të cilin nënshkruan një memorandum bashkëpunimi përmes së cilit nga qeveria do të ndahen 800 mijë euro për ndërtimin e shtratit të lumit Mirusha.

Haziri e mirëpriti përkrahjen përderisa Matoshi e Pacolli premtuan mbështetje për Gjilanin edhe në shumë projekte të tjera në këtë komunë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-komandanti i UÇK-së dhe një ndër përgjegjësit e logjistikës së…