Ndahen mjete për pagesën e specializantëve të vetëfinancuar

29 maj 2018 | 16:11

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme ka marrë vendim për pagesën e specializantëve me vetëfinancim, nga kategoria ekonomike subvencione dhe transfere.

Ministri i Shëndetësisë (MSh), Uran Ismaili, ka thënë se kjo po bëhet me qëllim të ruajtjes së stafit.

“Sipas analizave të bëra numri i kuadrove profesional në vend është i ulët. Sipas këtyre analizave ngrihen shqetësime. Këtë po e bëjmë me qëllim të ruajtjes dhe stimulim të stafit shëndetësor të cilët po migrojnë”, ka thënë Ismaili.

Ndërsa, kryeministri Ramush Haradinaj e ka quajtur këtë lajm të mirë për specializantët, sepse sipas tij po krijohet një praktikë e mirë.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS), Kujtim Gashi, ka…