Ndahet nga jeta afaristi nga Vërmica e Prizrenit, Izer Pulaj

04 nëntor 2023 | 01:58

Ka ndërruar jetë në moshën 78 vjeçare afarisiti i njohur nga fshati Vërmicë e Prizrenit, themeluesi i kompanisë “Lakeside”, Izer Pulaj.

Lajmin për vdekjen e tij e kanë bërë të ditur familjarët përmes një njoftimi mortor.

Pulaj u shqua për punën dhe kontributin e dhënë që nga rinia e hershme. Dha kontribut duke financuar shumë projekte në të mirën e fshatit.

Varrimi i të ndjerit do të bëhet ditën e shtunë, në ora 15:00, me namazinn e Ikindisë në fshatin e etij të lindjes në Vërmicë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas arrestimit të ish-kryetarit të Komunës së Malishevës, Isni Kilaj…