Ndahet nga jeta veprimtari, pleqnari dhe pajtimtari i Malësisë së Gjakovës, Mehmet Ali Mulgeci

15 prill 2022 | 12:28

Është ndarë nga jeta veprimtari, pleqnari dhe pajtimtari i Malësisë së  Gjakovës (Tropojë) Mehmet Alia.

Mehmet Alia ishte një njëri  me vlera të larta njerëzore , patriotike e atdhedashëse. Ai rrjedh nga një familje patriotike e liridashëse nga fshati Geghysen i Tropojës .Mehmeti gjatë gjithë jetës së tij punoi dhe veproi në të mirë të njerëzve dhe vendit të vet . Me ndarjen e tij nga jeta familja humbi njeriun e tij te dashur, miqtë dhe shoqëria humbën njeriun fjalë ëmbël, dashamirës, bujar dhe mikpritës.

Organizata e Dëshmorëve humbi aktivistin dhe organizatorin e shkëlqyer ndërsa komiteti  i pajtimit të gjaqeve humbi njeriu që diti të vlerësoj me korrektësi dhe drejtësi  shume mosmarrëveshje e konflikte  deri në pajtimin e gjaqeve në të gjitha trojet shqiptare ku vlen për tu përmendur Tropoja e mbarë Shqipëria, Kosova, Mali i Zi e Maqedoni. Njohja dhe respekti që kishin të gjithë ata që e njihnin dhe kishin dëgjuar për të, bënë që në varrimin e këtij burri kapuç bardhë me tipare vërtetë malësore të ishte një pjesëmarrje e madhe.

Megjithëse  ishte një ditë dimri e ftohtë morën pjesë të gjithë familjarët të afërmit dhe miqtë e tij ku nuk munguan edhe shok dhe aktivist nga të gjitha trevat shqiptare dhe më gjerë. Në këtë varrim morën pjesë  edhe përfaqësues të pushtetit lokal dhe qendror. Në mënyrë  të organizuar ishin edhe veprimtar dhe anëtarë të Organizatës së Dëshmorëve dhe të Veteranëve të rrethit Tropojë,  ku me këtë rast u përgatit një  fjalim për nder të tij nga historiani, bashkëfshatari dhe sekretari i Organizatës së Dëshmorëve Tropojë Gezim Prengezi.

Fjala e plotë e Gëzim Ibrahim Prengezi për jetën dhe veprat e Mehmet Ali Mulgecit dhe familjes së tij:

Me  11 janar 2022 ndahet nga jeta në moshën  85 vjeçare Mehmet Ali Mulgeci nga Geghyseni, anëtar i Komitetit të Veteranëve të LANÇ-it , kryetar i këshillit zonal të Veteranëve të LANÇ-it – Bujan, “Nderi i Organizatës së Veteranëve të LANÇ-it”.

Lindi në Lekuetaj- Geghysen – Tropojë me 1937 në një familje me tradita patriotike në breza. Që në fëmijëri ai bashkë me vëllezërit e tij Isën e Izetin u edukuan me vlerat më të mira patriotike të zonës e më gjerë duke u ushqyer me to nga i ati Ali Musa anëtar i Këshillit Nacionalçlirimtar i Krasniqes dhe kryetar i Këshillit të fshatit në vitet e para pas çlirimit si dhe të kushëririt të tij Ibrahim Zeqiri officer në Brigadën e XXV-të Sulmuese të Tropojës. Mehmet Alia ishte bashkë me vëllain e tij Isa Mulgecin ndër 30 nxënësit e parë në çeljen e shkollës së fshatit të cilët treguan zell për dijen dhe shkollimin e tyre. Isa Mulgeci studioi për arsimtar ndërsa Mehmet Alia mbaroi kursin me drejtim bujqësor duke punuar me devotshmëri në këtë sektor derisa doli në pension. Ai bashkë me bashkëshorten e tij rritën, edukuan e shkolluan 8 fëmijët të cilët ecën mirë në jetë. Që nga krijimi i Organizatës së Veteranëve të LANÇ-it dhe ajo e Dëshmorëve, Mehmeti si pasardhës veteran u angazhua si veprimtar e aktivist i denjë duke u zgjedhur edhe në organet drejtuese. Ai mori pjesë aktive në veprimtaritë që organizuan këto dy organizata kudo në Tropojë e Kosovë duke fituar respektin e të gjithëve. Prej shumë vitesh Mehmeti ishte pjesë e misionit të pajtimit të gjaqeve në Tropojë duke dhënë një kontribut të vlerësuar në shuarjen e mjaft konflikteve. Ndarja e tij nga jeta është një humbje e madhe për familjen dhe për organizatat e veteranëve të LANÇ-it, të cilave do tu mungojë veprimtari i denjë, i nderuar e i respektuar nga të gjithë.

I përjetshëm kujtimi për burrin e nderuar Mehmet Ali Mulgeci!

Pas ceremonisë së varrimit familjarët në shenjë respekti për të pranishmit kishin organizuar një drek për të gjithë ata që morën pjesë në këtë varrim.

Ne si Organizatë e Dëshmorëve dega Tropojë do ta kujtojmë gjithmonë për punën dhe veprat e mira që bëri gjatë gjithë jetës së tij . Qofshin te paharruara kujtimet për Mehmet Ali Mulgecin.

Nga: Kryetari i OKD Tropojë, Shpend  Bisheva

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Armend Zemaj, e…