Ndale turrin Lumir!

24 mars 2023 | 14:58

Shkruan: Skender Hyseni

Lumir Abdixhiku sërish qenka marrë me “armiqtë e brendshëm” të LDK-së.

O tempora o mores!

Në nëntor, pas një kritike që i kisha bërë politikës konfrontuese e izolacioniste të binomit Kuti-Osmani, Lumir Abdixhiku kishte lëshuar një komunikatë të tipit ekskomunikues komunist kundër meje. Kjo ishte komunikata e Lumir Abdixhikut kundër meje:  “LDK jo vetëm që distancohet nga gjuha e tij, por LDK-ja ka dy vite që është e distancuar nga mendësia e tillë politike. Është për habi, gjithsesi, se si figura pa fuqi politike e partiake sot, zënë hapësira mediale e kontaminojnë diskursin publik”.

Shtrohet pyetja pse ndjente nevojë Lumiri t’i bashkohej korit idiotesk të qarqeve të Albinit e Vjosës kundër meje, në kohën kur unë as që i kisha ba çfarëdo reference Lumirit, e aq më pak LDK-së! Pse?!

Në një studio televizive mbrëmë, Lumiri paska thënë: “Nuk kam besuar kurrë që Albin Kurti dhe Skender Hyseni do të bëhen bashkë kundër meje (demek kundër Lumirit) dhe LDK-së. Këtë marrëzi të Lumirit nuk do ta “nderoja” me asnjë koment tjetër pos “marrëzi”. Nëse asgjë tjetër, opinioni e di fort mirë qëndrimin tim ndaj Albin Kurtit dhe LV-së dhe politikave shkatërruese të tyre. Ashiqare Lumiri paska problem me sytë dhe me sensin e gjykimit!

Nuk ndjej nevojë unë kurrë të jem kundër Albin Kurtit si person, por jam dhe duket do të jam egërsisht dhe përjetësisht kundër politikave shkatërrimtare të Kurtit.

Aq më pak ndjej nevojë të jam kundër Lumirit. Nuk më bënë përshtypje cili është Lumiri si njeri e person! Por, por si lider i LDK-së po!

Kurti dje, si gjithnjë e futi në grackë liderin e mjerë të LDK-së, e lideri i LDK-së u përpoq t’i përgjigjej: “Ka mbaruar koha kur LV-ja ka pasur ndikim në LDK”, tha ky Lumiri. Nuk besoj se kjo do koment. Por, ja që po e komentoj! Ai, pra Lumiri e tha botërisht qê kishte një kohë kur LV kishte ndikim në LDK, por tani ajo kohë ka mbaruar!

Mua më vjen mirë nëse ka mbaruar ajo kohë, ndonëse me vonesë dhe me pasoja, siç ishte rënia e LDK-së në 12%. E kjo është marrëzia tjetër që e thotë Lumiri qysh ne të vjetrit e LDK-së e paskemi sjellë LDK-në në 12%. Jo, jo! Është saktësisht mendësia e njësisë së LV-së në LDK, të cilës i printe Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku që e kanë sjellë LDK-në në 12%.

Krejt në fund, që ta përmbyll këtë debat me Lumirit, ngase e konsideroj nën dinjitetin tim të merrem me të, Lumir Abdixhikut i them që jam dhe do të jem 100 më LDK se ai! Përpjekja e tij për të më portretuar si njeri kundër LDK-së, vetëm sa shpërfaq mjerimin e tij politik. Përpos që është qesharake, është edhe marrëzi e llojit ë vet!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gara për titull në Spanjë po konsiderohet e mbyllur pas…