Ndalohen dy të dyshuar për shpërndarje të fletushkave me gjuhë përçarëse në veri

14 shkurt 2024 | 22:02

Dy persona, G.K (46-vjeç) dhe D.S (53-vjeç) janë ndaluar në Mitrovicë të Veriut nën dyshimin për shpërndarjen e fletushkave me gjuhë të urrejtjes e përçarjes dy ditë më parë, ndërkaq një tjetër është në kërkim.

Lajmin e ka konfirmuar për “Betimi për Drejtësi“, zëvendësdrejtori i Policisë në veri, Veton Elshani, i cili tha se janë bastistur katër lokacione.

“Sot gjatë orëve të pasditës në Mitrovica Veri kemi bastis 4 lokacione në lidhje me rastin e thirrjes për rezistencë dhe i kemi ndalu dy persona, ndërsa jemi në kërkim edhe të një personi të tretë. Pas intervistimit të tyre do të vendoset për veprimet e tjera”, konfirmoi Elshani.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Çmimi i Big Brother VIP Albania 3 ka zbritur nga…