Ndërmarrja ‘Trepça’ publikon fotografi të sabotimit të punës dhe sjelljes së drekave e darkave

29 tetor 2023 | 12:52

Ndërmarrja “Trepça” ka dalë me një njoftim rreth situatës së krijuar pas grevës së minatorëve të minierës me flotacion.

Në njoftim thuhet se sabotimi dhe bojkotimi i punës nuk është zgjidhja e problemeve.

“Fotot më poshtë janë vetëm disa nga ato që janë marrë nga kamerat e sigurisë të Trepça Sh.A. dhe që janë vendos për të ruajtur pronën dhe sigurinë e ndërmarrjes. Nga këto foto shihet qartë sabotimi dhe bojkotimi i punës, hyrje dalje të pakontrolluara të punëtoreve si dhe sjellja e drekave e darkave për sabotuesit”, thuhet në njoftim.

Sipas njoftimit thuhet se menaxhmenti i Trepça Sh.A. do të ndërmerr shumë shpejtë vendime që do të bazohen në argumente dhe fakte, të cilat do të ndihmojnë që ndërmarrja të kthehet në binarët e vet të funksionalizimit.

Ndryshe sot është dita e gjashtë që kur ka nisur greva e minatorëve. Kryetari i Sindikatës së Minatorëve, Ibrahim Jonuzi ka thënë për Telegrafin se vetëm sot kanë kërkuar ndihmë mjekësore 9 minatorë.

“Gjendja shëndetësore është shumë e rëndë, sot kanë kërkuar ndihmë mjekësore gjithsejtë 9 minatorë, 4 prej tyre janë në gjendje të rëndë shëndetësore”, ka thënë Jonuzi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pep Guardiola i ka ofruar Manchester United këshilla se çfarë…