Ndërroi jetë ish-ushtari i UÇK-së, Shaban Berisha     

21 nëntor 2020 | 18:37

Ka ndërruar jetë ish-ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Shaban Berisha.

Berisha i cili njihet edhe si rapsod, vuante nga një sëmundje e rëndë dhe vdiq në moshën 53-vjeçare.

Pas përfundimit të luftës në Kosovë, i ndjeri ishte bërë pjesë e UÇPMB-së.

Njoftimi i plotë:

Ndërroi jetë ish-ushtari i UÇK-së dhe rapsodi Shaban Berisha!
Në moshën 53-vjeçare pas një sëmundje te rend ka vdekur ish-ushtari i UÇK-së Shaban Berisha. Berisha ishte ushtar nga orët e para, bashke me Abedin Sogojeven dhe shumë të tjerë.
Pas përfundimit të luftës në Kosovë, Shabani u bë pjesë e UÇPMB-së dhe me pas UÇK-së Maqedoni për çlirimin e trojeve shqiptare.

Shaban Berisha, ka lindur në Grabovc të Fushë Kosovës. Por, pas luftës sikur shumë ish-ushtar të UÇK-së që u flaken rrugëve pa punë dhe pa te ardhura ishte edhe i ndjeri. Ai do të kujtohet si një luftëtar dhe rapsod që nuk diti ti ndaj pushkën dhe këngën.
I përjetshëm kujtimi për të.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Përditësimi i situatës së koronavirusit sot në Shqipëri: Sipas buletinit…