Ndërroi jetë profesori Mehdi Jashari

12 shtator 2018 | 12:12

Ka ndërruar jetë ish-dekani i Fakultetit të Edukimit Fizik dhe Sportit, Medi Jashari.

Profesor Jashari ka dhënë një kontribut të madh në edukimin e shumë brezave si dhe kontribuoi shumë në avancimin e hendbollit dhe sportit të Kosovës në përgjithësi.

“Lajm i dhimbshëm për të gjithë ne! Ka ndërruar jetë ish-dekani i FEFS, profesori e pedagogu i njohur prof. Mehdi Jashari. Në emër te Fakultetit të Edukimit Fizik dhe Sportit ju shprehë ngushëllime familjes dhe komunitetit sportiv.

Lamtumirë profesor! U prefsh në paqe”, ka shkruar në “Facebook”, Musa Selimi, dekan aktual i FEFS-së.

/Epoka e re/

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kjo verë ka qenë mjaft intensive për këngëtaren shqiptare Rita…