Ndërroi jetë veterani i UÇK-së Mustafë Hoxha

21 qershor 2019 | 13:42

Mustafë Hoxha, veterani i UÇK-së, ka ndërruar jetë në moshën 45-vjeçare.

Zëvendëskryeministri Fatmir Limaj ka thënë se i ka tronditur lajmi për vdekjen e parakohshme të mikut të tij, bashkëluftëtarit Mustafë Hoxha.

“Tafë, shumë vështirë ta shkruaj këtë status ngushëllimi për vdekjen tënde. Vdekja jote ka lënë një zbrazëtirë të madhe. Do ta kujtojmë përherë si një shok e mik të urtë e punëtor. Familjes së Tafës, miqve dhe të gjithë atyre që e njohën, i shpreh ngushëllimet më të sinqerta. Prehu në paqe miku im!I përjetshëm kujtimi për ty!”, ka shkruar Limaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë rikujton institucionet e Republikës së…