Ndërron jetë aktori kosovar Shkëlzen Rraci

26 tetor 2020 | 17:22

Ka ndërruar jetë aktori kosovar Shkëlzen Rraci.

Lajmi për vdekjen e aktorit Shkëlzen Rraci u bë i ditur nga miku i ngushtë i tij Xhelal Haliti.

Në profilin e tij në “Facebook”, Haliti i ka shprehur ngushëllime familjes së Shkëlzen Rracit.

“Qenka e vështirë t`i them lamtumirë mikut tim të shtrenjtë Shkelzen Rraci, shokut e kolegut tim të dashur që nga studimet, e pastaj edhe projektet e shumta të përbashkëta. Kemi kaluar kohën më të mirë së bashku, shumicën e kohës duke qeshur me batutat që i kishte të përkryera. Kemi udhëtuar bashkë gjithandej brenda dhe jashtë vendit. Vërtetë e vështirë, kishim ende punë e plane për bërë. Ikja jote miku im do të le zbrazëti të madhe në shoqërinë tonë. Ke qenë shumë i afërt entuziast. Na mbetet të kujtojmë çdoherë miku im, energjin që kishe do ta kemi motiv e shembull për punë. Shprehim ngushëllime familjes Rraci kolegëve e shokëve. Lamtumirë miku im i shtrenjtë Xeni. Të pushoftë shpirti në paqe”, ka shkruar ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Punëve të Brendshme ka hapur sot Punëtorinë  për…