Ndërtohet trotuari në Siboc të Epërm të Podujevës

29 shtator 2020 | 13:56

Nënkryetari i komunës së Podujevës, Nexhmi Rudari, bashkë me drejtorin e Shërbimeve Publike, Faik Muçiqi, kanë inspektuar të martën punimet në ndërtimin e trotuarit në fshatin Siboc i Epërm të kësaj komune.

Me këtë rast, nënkryetari Rudari është shprehur i kënaqur me dinamikën e kryerjes së punimeve në këtë projekt. “Do të vazhdojmë me kompletim të infrastrukturës, për të siguruar një lëvizje më të sigurt për qytetarët e veçmas për nxënësit”, ka thënë Rudari. Gjatësia e trotuarit në këtë rrugë është rreth 800 metra.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, bashkë me ministrin e Rindërtimit,…