Ndeshje interesante në Superligë

24 shkurt 2023 | 16:13

Ndeshjet e javës së 22-të në Superligën e Kosovës në futboll zhvillohen në fundjavë.

Ndeshja kryesore e kësaj xhiro zhvillohet të dielën në stadiumin  “Zahir Pajaziti” ku përballen Llapi dhe Prishtina, duel ky që parashikohet të jetë interesante për shkak të rivalitetit të madh të këtyre skuadrave, por edhe për pikët që i kërkojnë më ngulem. Llapi i ka fituar tri ndeshjet në sezonin pranveror, kurse Prishtina në tri takimet e para në Superligë ka pësuar humbje.

Ballafaqim interesante pritet të jetë edhe në duelin Ferizaj-Drita, ndeshje kjo që luhet të shtunën. Të dy skuadra po tregojnë formë të mirë dhe kanë ambicie të kundërta. Ferizaj e kërkon mbijetesën ndërsa Drita titullin. Malisheva-Drenica është një tjetër ndeshje që luhet të shtunën. Të dy skuadrat po ‘luftojnë’ më të gjithat forcat në garën për t’i ikur zonës së rrezikshme, andaj të dy skuadrat më të gjitha forcat do të hynë në këtë duel me ambicie për të fituar.

Lideri i tabelës, Ballkani para tifozëve të tyre, kërkon fitoren e radhës kundër Dukagjinit, ndeshje kjo që luhet të dielën pasdite, derisa të njëjtën ditë luhet edhe dueli Gjilani-Trepça ’89. Të gjitha ndeshjet e javës së 22-të transmetohen drejtpërdrejt në Radio Kosova.

SUPERLIGA – Java e 22-të

Të shtunën takohen:
13:00 Ferizaj – Drita
13:00 Malisheva – Drenica

Të dielën takohen:
13:00 Llapi – Prishtina
13:00 Gjilani – Trepça ‘89
13:00 Ballkani – Dukagjini

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti për të Mitur ka shpallur…