Në Gjilan hapet fushata e korrje-shirjeve

18 korrik 2023 | 15:00

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, bashkë me fermerët dhe kombajnerët e komunës, ka hapur të martën zyrtarisht fushatën e korrje-shirjeve

Ai bëri me dije se të mbjella në komunën e Gjilanit janë rreth 3100 hektarë grurë, 100 hektarë elb dhe 10 hektarë thekër.

“Me projektin për farën e grurit për mbjelljet aktuale, kemi përkrahur fermerët tanë me 140 tonë grurë. Duke konsideruar se kultivimi i grurit është me shumë interes për shoqërinë, për këtë vit planifikojmë të rrisim sasinë e farës për 40%, që do të jetë 200 tonë. Punë të mbarë të gjithë fermerëve në fushatën e korrje-shirjeve. Qoftë ky vit i bereqetshëm!”, ka thënë kryetari Hyseni.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bebe Rexha është ndarë nga partneri i saj sepse ai…