Në Kopenhagë bashkohet hapësira e Ambasadës së Kosovës dhe Shqipërisë

08 korrik 2020 | 17:15

Kryediplomati i Shqipërisë, Gent Cakaj, ka njoftuar se edhe Ambasada në Kopenhagë është bashkuar për të kryer shërbimet për Kosovën dhe Shqipërinë.

Ai e konsideroi këtë si vepër madhështore e bashkëpunimit vëllazëror, njofton Klan Kosova.

“Ja një vepër tjetër madhështore e bashkëpunimit vëllazëror mes Kosovës e Shqipërisë ????… Flamujt e dy shteteve të një kombi valëviten krenarisht pranë njëri-tjetrit në Kopenhagë aty ku përfaqësitë tona konsullore ndajnë të njëjtën hapësirë brenda Ambasadës së Republikës së Shqipërisë…”, ka shkruar Cakaj në llogarinë e vet në “Facebook”

Ai edhe më parë ishte zotuar se bashkimi i ambasadave mes Kosovës dhe Shqipërisë do të jetë në planin e tyre për bashkëpunim mes dy vendeve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të hapen kapitujt e negociatave brenda vitit. Kjo është dëshira…