Në orën 15:00 takohen kryesia dhe grupi parlamentar i Vetëvendosjes 

15 janar 11:38

Kryesia e Lëvizjes Vetëvendosje (LV) dhe grupi parlamentar do të mbajnë sot një mbledhje të përbashkët, në të cilën do të diskutojnë për problemet që kanë përfshirë këtë subjekt.

Deputetja e Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu, ka thënë për “Telegraf” se kjo mbledhje do të mbahet në orën 15:00.

“Të ftuar janë të gjithë anëtarët e kryesisë dhe deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, dhe unë pres që të gjithë ata që duan të dalim nga kjo situatë të jenë të pranishëm”, ka deklaruar Haxhiu.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, i ka…