Në pikëpyetje paraqitja e Pogbas në Kupën e Botës

28 korrik 2022 | 11:31

Mesfushori Paul Pogba ka marrë lajme të tmerrshme në fillimin e aventurës së tij me skuadrën e Juventusit.

Ylli francez ka ndjerë një shqetësim në gjurin e tij gjatë fazës para-sezonale me “Zonjën e Vjetër” dhe rezultatet ishin tmerruese. Lojtari ka një dëmtim në meniskus dhe si pasojë do të obligohet t’i nënshtrohet një operimi.

Mediet italiane raportohet për një situatë alarmante te Juventusi. Te klubi besojnë se Pogba do të mungojë për një periudhë të gjatë.

Madje, edhe paraqitja e tij në Kupën e Botës, e cila zhvillohet në muajin nëntor-dhjetor është në pikëpyetje. Francezi shihet si një nga goditjet më të mëdha në merkaton e Juves dhe mungesa e tij do të ishte goditje e rëndë për “Zonjën e Vjetër”.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Comodita, ekspozuese në panairin botëror të mobileve dhe produkteve të…