Në Urologji kryhet një operacion i komplikuar

28 janar 2020 | 12:35

Në Klinikën e Urologjisë të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës mjekët kanë kryer një operacion të rrallë, duke ndërhyrë në veshkën e majtë tek një pacient, e cila ishte përfshirë nga një masë tumorale.

Pas përgatitjes preoperatore,ekzaminimeve të nevojshme diagnostike, ekipi mjekësor i ka larguar pacientit veshkën ektopike (veshkë jashtë pozitës normale), së bashku me masën tumorale dhe ureterin e majtë (kanali që lidh veshkën me fshikën urinare).

Sëmundjet e tilla janë shumë të rralla. Deri më tani, rreth 13 raste janë të evidentuara në literaturën botërore.
Pacienti i moshës 78-vjeçar, me inicialet H.T, është liruar në shtëpi me gjendje të mirë shëndetësore.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Aksidenti fatal me helikopter që i mori jetën Kobe Bryant,…