Nënkryetari i AAK-së: E mbështesim LDK-në në qeverinë e re

09 prill 2020 | 23:28

Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Muharrem  Nitaj,  ka deklaruar se AAK-ja është për krijimin e një qeverie të re, sa më shpejt aq më mirë.

Sipas tij, nëse mandatin për krjimin e qeverisë e merr LDK-ja, ata di e mbështetin dhe do të ishin pjesë e saj.“Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës është për krijimin e një qeverie të re, sa më shpejt aq më mirë.

Nëse mandatin për krijimin e kësaj Qeverie do ta marrë LDK, ne do ta mbështesim pa asnjë hezitim dhe njëkohësisht do të mund të ishim pjesë e kësaj qeverie, nëse kjo kërkohet prej nesh!”, ka shkruar Nitaj në profilin e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri në detyrë Albin Kurti, nuk e ka mohuar se…