Nënshkruhen shtatë marrëveshje mes qeverisë shqiptare dhe asaj turke

17 janar 2022 | 17:14

Janë nënshkruar disa marrëveshje mes qeverisë shqiptare dhe asaj turke me rastin e vizitës zyrtare të Presidentit të Turqisë Recep Taip Erdogan në Shqipëri.

Bëhet fjalë për marrëveshje dhe memorandume bashkëpunimit në disa fusha. Pas nënshkrimit pritet të ketë dhe një konferencë për mediat nga kryeministri Rama dhe presidenti Erdogan.

Marrëveshjet e nënshkruara janë:

1- Marrëveshje bashkëpunimi ndërmjet Agjencisë Anadolu dhe Agjencisë Telegrafike Shqiptare.

2- Memorandum mirëkuptimi për bashkëpunimin në fushën e trajnimeve për zbatimin e ligjit ndërmjet qeverisë së Turqisë dhe Shqipërisë.

3- Protokoll Bashkëpunimi ndërmjet Drejtorisë së Arkivit Shtetërore Turqisë dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivit.

4- Memorandum mirëkuptimi për Bashkëpunimin në Fushën e Rinis dhe Sporteve ndërmjet ministrisë se Turqisë dhe asaj shqiptare.

5- Memorandum mirëkuptimi ndërmjet ministrisë së jashtme të Turqisë dhe asaj shqiptare për bashkëpunimin në fushën e protokollit.

6- Protokoll bashkëpunimi ndërmjet Drejtorisë së Përgjithshme Shtetërore të Operas së Baletit dhe të ministrisë së Kulturës dhe Turizmit të Turqisë dhe Ansamblit të Operas dhe Baletit dhe Folklorit shqiptar.

7- Memorandum mirëkuptimi në fushën e menaxhimit të fatkeqësive ndërmjet Drejtorisë së Emergjencave dhe Ministrisë së Brendshme të Turqisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj,…