Propozimi i ZRrE-së për rritjen e çmimit rrymës, reagon Haradinaj

17 janar 2022 | 17:11

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka thënë se partia që ai drejton ka thirrur debat parlamentar për ngritjen enorme të çmimeve të artikujve elementar për këtë të enjte.

Haradinaj ka thënë se sipas propozimit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë (ZRrE) për shtrenjtimin e rrymës, rritja e çmimeve për konsumatorin mesatar familjar mund të mbërrijë mbi 80 për qind.

“Kjo është e papërballueshme. Prandaj i bëj thirrje qeverisë që në këtë periudhë kur inflacioni ka rritur çmimin e shportës së përditshme të qytetarëve, të ndajë buxhet për mbulimin e kostos shtesë nga çmimi i tanishëm i energjisë”, ka shkruar ndër të tjerash Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

Ai ka thënë se kjo s’duhet të mbetet në nivel diskutimi të papërcaktueshëm të qeverisë.

Postimi i plotë i Haradinajt:

Aleanca ka thirrur debat parlamentar për ngritjen enorme të çmimeve të artikujve elementar për këtë të enjte. Ndërkohë veç paska rrjedhur një propozim i ZRrE-së për shtrenjtimin e rrymës që për konsumatorin mesatar familjar mund të mbërrijë mbi 80 për qind.

Kjo është e papërballueshme.

Prandaj i bëj thirrje qeverisë, që në këtë periudhë kur inflacioni ka rritur çmimin e shportës së përditshme të qytetarëve, të ndajë buxhet për mbulimin e kostos shtesë nga çmimi i tanishëm i energjisë. Kjo s’duhet të mbetet në nivel diskutimi të papërcaktueshëm të qeverisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Shëndetësisë (MSh), Rifat Latifi, ka pritur të hënën…