Nënshkruhet marrëveshja për renovimin e 10 shtëpive në Suharekë

20 shkurt 2020 | 16:37

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, dhe përfaqësuesi i projektit të “Subvencionet për Efiçiencë të Energjisë në Kosovë (SEEK)”, kanë nënshkruar të enjten një memorandum mirëkuptimi për bashkëfinancimin e këtij projekti.

Qëllimi i projektit është zvogëlimi i konsumit të energjisë elektrike në sektorin e banimit, duke ndarë subvencione për njësitë e banimit që të investojnë në masa të Efiçiencës së Energjisë dhe në Burime të Ripërtërishme të Energjisë.

Me këtë rast, Muahrremaj ka bërë me dije se në bazë të këtij projekti do të rinovohen 10 shtëpi. “Fillimisht do të renovohen 10 shtëpi të skamnorëve, ku do të rritet efiçienca e energjisë”, ka thënë Muahrremaj.

Ai ka theksuar se ky projekt është shumë i rëndësishëm dhe për këtë Komuna e Suharekës do të angazhohet në vazhdimësi.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komuna e Prishtinë ka njoftuar se kanë filluar punimet për…