Nëntë vjet nga vdekja e veprimtarit Sabit Veseli

06 gusht 2019 | 11:21

Sot mbushen nëntë vjet nga vdekja e veprimtarit të dalluar të çështjes kombëtare, Sabit Veseli.

Ai që nga rinia e tij e hershme ishte betuar se asnjëherë nuk do të pushojë së vepruari dhe luftuari deri në çlirimin e vendit nga okupatorët.

Shkalla e vendosmërisë së tij më ishte vërejtur në vitin 1981, kur organizoi demonstratat e fuqishme kundër pushtuesve në Mitrovicë.

Angazhimi i madh i Veselit në demonstratat e vitit 1981, bëri që ai të bie në sy të spiunëve të UDB-së, të cilët disa ditë më vonë e arrestojnë dhe e dënojnë me 7 vjet e gjysmë burgim.

Veseli vazhdoi jetën organizative edhe pas daljes nga burgu, për ta vazhduar gjatë tërë viteve të ‘90-ta, e deri në organizimin dhe zhvillimin e luftës çlirimtare nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës.

Sabit Veseli ka humbur jetën tragjikisht në një aksident komunikacioni në fshatin Kushtovë të Mitrovicës më 6 gusht 2010.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Prishtina e prezantoi të hënën futbollistin Leonit Abazi, kurse zyrtarizoi…