Nëse Donnarumma transferohet në PSG, Navasi duhet të largohet

16 qershor 2021 | 10:15

Keylor Navas përfundon në merkato. Portieri i Paris Saint Germanit sapo ka rinovuar kontratën deri më 2024 me francezët, por afrimi i mundshëm në ekip i Gianluigi Donnarumma, i cili do të largohet nga Milani, i ndryshon shumë gjërat.

Sipas mediave franceze, Navas e ka vuajtur shumë qëndrimin në stol te Real Madridi, kur te madrilenët u transferua Courtois, i cili i mori vendin e titullarit dhe një situatë të tillë 34-vjeçari nuk dëshiron ta përjetojë sërish.

Në të tilla kushte lojtari nga Kosta Rika ka nisur të kërkojë një sistemim të ri dhe klubet që kanë shfaqur interes për të nuk mungojnë me Juventusin, Milanin e Manchester Unitedin, që janë vënë në ndjekje të tij. Për ta lënë të lirë futbollistin, parisienët kërkojnë 12 milionë euro.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Takimi ishte një hap i rëndësishëm në dialogun Serbi-Kosovë, pasi…