Nëse largohet Donnaruma, Milani e transferon Reinan

26 shkurt 2018 | 11:53

Për zyrtarizimin e firmës do të duhen disa muaj, por duket se negociatat e Milanit për një portier me përvojë po shkojnë drejt fundit të suksesshëm.

Skuadra kuqezi e ka më shumë se aktuale skenarin e largimit potencial të Donnarummës dhe pikërisht për këtë kërkon të jetë e mbrojtur në portë me një tjetër emër cilësor si Pepe Reina. Gardiani spanjoll i Napolit do të jetë pa kontratë duke nisur nga sezoni i ardhshëm dhe transferimi i tij në “San Siro” bëhet më i lehtë me konsensusin e vetë futbollistit, pa asnjë sforcim financiar. Ka në princip një akord mes Pepe Reinës dhe drejtuesve të Milanit, madje futbollisti ka qenë në “radarët” e skuadrës veriore para se Donnarumma ta firmoste rinovimin.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Portieri spanjoll David De Gea kërkon ngritje të pagës te…