
Nesër çelet ekspozita “Pavarësia e Kosovës në shtypin shqiptar”
16 shkurt 2025
| 09:53
Nesër, më 17 shkurt, në orën 11.00, në hollin e ekspozitave, Biblioteka Kombëtare e Kosovës “Pjetër Bogdani” çel ekspozitën multimediale “Pavarësia e Kosovës në shtypin shqiptar” për 17-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës.
Ekspozita përqendrohet në pasqyrimin e kësaj ngjarjeje historike nëpërmjet pamjeve nga shtypi i kohës, si një mënyrë efektive dhe e fuqishme për t’i shprehur ngjarjet historike të asaj periudhe dhe për ta pasuruar kujtesën kolektive.