Nesër dalin në shitje biletat për ndeshjen Drita – Antwerp

25 korrik 2022 | 16:34

FC Drita ka njoftuar se të martën do të fillojë shitja e biletave për ndeshjen e kthimit ndaj Antwerpit, e vlefshme për raundin e dytë kualifikues në Ligën e Konferencës.

Ndeshja do të zhvillohet të enjten, në stadiumin “Fadil Vokrri” të Prishtinës. Kujtojmë se ndeshja e parë ishte mbyllur baras dhe pa gola. Drita ka bërë të ditur se biletat do të dalin në shitje nesër, në dy lokacione: para teatrit të qytetit dhe te stadiumi i qytetit.

Bileta më e lirë do të kushtojë 2 euro, kurse ajo më e shtrenjta (VIP) 20 euro. Klubi gjilanas bëri të ditur se të gjitha biletat do të jenë me barkod identifikues.

Njoftimi i plotë nga FC Drita:

Klubi jonë FC DRITA ju njofton se biletat për ndeshjen e kthimit, FC DRITA – Royal Antwerp FC do të dalin në shitje nga dita e marte në formë fizike në dy pika të shitjes:

  • Para teatrit të qytetit
  • Te stadioni i qytetit(te sheshi)

Shitja fillon prej orës 12:00 deri në ora 20:00.
Gjithashtu ditën e ndeshjes biletat do të dalin në shitje afër stadiumit “FADIL VOKRRI” në dy pika të shitjes.

Tribuna në Jug është e mbyllur, ndërsa çmimet për biletat në dispozicion janë:

  • Veri 2 euro
    • Lindje 3 euro
    • Perëndim 7 euro
    • VIP 20 euro

Te gjitha biletat do te jene me barkod identifikues.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pozita dhe opozita në Kuvendin e Kosovës  kanë mirëpritur miratimin…