Nesër ditë zie në Gjilan

20 shkurt 2020 | 16:45

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka shpallur të premten ditë zie, pas tragjedisë së rëndë të së martës, me ç’rast është shuar familja pesë anëtarëshe Bllaca.

“Me këtë rast, ndërpriten të gjitha aktivitetet kulturore e politike të planifikuar për këtë ditë, si dhe do të vendosen flamujt në gjysmë shtizë në të gjitha institucionet komunale”, është thënë në vendimin e kryetarit Haziri.

Ndryshe sot është u dhënë lamtumira e fundit pesë anëtarëve të familjes Bllaca, në fshatin Cernicë të Gjilanit. Në ceremoninë e varrimit kanë marrë pjesë mijëra njerëz.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, dhe përfaqësuesi i…