Nesër ditë zie në Viti për vrasjen e katërfishtë

31 dhjetor 2020 | 15:30

Komuna e Vitisë ka shpallë ditë zie më 1 janar të vitit të ri për shkak të vrasjes së katërfishtë që ndodhi të mërkurën.

Kuvendi Komunal ka marrë vendim që të anulohen të gjitha aktivitetet festive për sonte në ndërrimin e motmoteve në qendër.

“Dita e premte, shpallet ditë zie në komunën e Vitisë-sonte nuk do ketë as festime në sheshin e qytetit. Ngjarja tragjike e familjes Zuka, ku mbetën të vrarë 4 anëtarë të kësaj familje nga Pozherani, ka prekur thellë Institucionet komunale dhe qytetarët e komunës së Vitisë. Qeveria komunale, në mbledhjen e mbajtur sot, ka vendosur që dita e premte më 1 janar 2021, kur do të bëhet edhe varrimi i katër anëtarëve të familjes Zuka, të jetë ditë zie. Gjithashtu, është marrë vendim që të anulohen gjitha aktivitetet festive për sonte në ndërrimin e motmoteve në qendër të qytetit në Viti, e as nuk do të ndezën fishekzjarre si viteve të tjera”, është thënë në njoftimin e Komunës së Vitisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komuna e Mitrovicës vitin 2020 po e përmbyll edhe me…