Nesër nis punën shkolla verore “Bleta”

01 korrik 2018 | 14:53

Komuna e Shtimes ka njoftuar se nesër (e hënë) në objektin e Shkollës së Mesme Profesionale do të nis punën shkolla verore “Bleta” e cila do të organizohet nga DKA-ja për të katërtën herë me radhë.

Komuna e Shtimes ka falënderuar anëtarët e rrjetit “Pro net” për punën e tyre vullnetare për përgatitjen e nevojshme për fillimin e kësaj shkolle.

Shkolla verore “Bleta” do të zgjasë dhjetë ditë dhe aty do të zhvillohen kurset në lëndët: gjuhë dhe letërsi shqipe, gjuhë dhe letërsi angleze, teknologji informative, art figurativ dhe edukatë muzikore.

Pjesëmarrës në këtë shkollë do të jenë 105 nxënës të klasave VI deri VIII të shkollave të Komunës së Shtimes, të cilët paraprakisht janë përzgjedhur nga drejtorët e shkollave në bashkëpunim me pedagogët.

Edhe këtë vit stafi do të jetë i kualifikuar dhe i përgatitur profesionalisht.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, është pritur në…