Nesër protestojnë infermierët, kjo është arsyeja

24 maj 2022 | 11:30

Infermierët dhe stafi mbështetës të cilët janë angazhuar ndaj luftës kundër pandemisë Covid-19 do të protestojnë nesër (e mërkurë) për një orë para objektit të Ministrisë së Shëndetësisë (MSh).

Në mbështetje të kësaj iniciative ka dalë dhe Sindikata e Infermierëve të Kosovës.

Kjo sindikatë përmes një njoftimi për media ka thënë se, siç e quajnë ata, dështimin në ekzekutim të pagave tash e pothuajse 3 muaj për stafin mbështetës pranuar nga MSh-ja si mbështetje në luftimin e pandemisë Covid-19 e konsideron të paarsyeshme dhe neglizhuese.

“Thënë këtë, Sindikata e Infermierëve të Kosovës e mbështetë plotësisht protestën e paralajmëruar për ditën e nesërme nga kolegët tanë dhe e konsideron të arsyeshme dhe legjitime”, ka njoftuar MSh-ja.

Sindikata ka bërë me dije se me kohë ka kërkuar nga institucionet qoftë përmes reagimeve apo edhe deklarimeve publike që ekzekutimi i pagave të bëhet urgjentisht duke pas parasysh faktin që ndonjë ka mundësi që të varet vetëm nga kjo pagë.

Po ashtu, Sindikata e Infermierëve të Kosovës, ka thënë se ka kërkuar dhe kërkon që kontratat e këtyre profesionistëve të vazhdohen, derisa të gjinden modalitetet që të kthehen në kontrata të rregullta, marrë parasysh mungesën e madhe dhe mbingarkesën e skajshme të stafit të infermierëve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një nënë amerikane dhe vajza e saj pretendojnë se janë…