Neueri dhe Goretzka rezultojnë pozitiv me Covid

21 shtator 2022 | 15:34

Kombëtarja e Gjermanisë nuk do të jetë e plotë si pasojë e Covid-19.

Hansi Flick kishte përfshirë Leon Goretzka dhe Manuel Neuer në listën e kombëtares, por ata s’do të mund të japin kontributin e tyre.

Sipas raportimeve të fundit, dyshja e Bayern kanë rezultuar pozitivë me COVID-19, përcjell lajmi.net.

Të dy lojtarët thuhet se janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe janë në vet-izolim.

Ata do të ndjekin protokollet e përcaktuara për tejkalimin e koronavirusit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mandatarja për postin e kryeministres së Serbisë, Ana Bërnabiq, ka…