Newcastle transferon Isakun për 75 milionë euro

24 gusht 2022 | 15:14

Newcastle United i ka siguruar shërbimet e sulmuesit të Real Sociedadit, Alexander Isak. Kështu, pronarët arabë të Bardhezinjve e kanë bërë goditjen e parë të madhe.

Me këtë rast, klubi anglez do t’i shpenzojë 75 milionë euro për sulmuesin e rrezikshëm. Ky njëherësh do të jetë një rekord absolut për Newcastlen, i cili nuk ka shpenzuar aq shumë para deri tash për një lojtar.

22-vjeçari suedez lidhej me një kalim të mundshëm në Arsenal, por në fund e zgjodhi Newcastlen. Ai i ka realizuar 44 gola në 132 ndeshje me ekipin nga La Liga.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se reduktimet e…