Neymar pendohet për kalimin të PSG-ja

11 janar 2019 | 17:03

Kalimi në Paris Saint-Germain është diçka për të cilën Neymari është penduar rëndë. Braziliani i ka telefonuar Barcelonës pesë herë në përpjekje për t`u kthyer në “Camp Nou”. Neymari dëshiron me patjetër të kthehet në Katalonjë dhe për këtë ka biseduar babai i tij me presidentin e Barçës, Josep Maria Bartomeun, duke iu lutur atij t`ia mundësojë të birit të tij arratisjen nga kryeqyteti francez, kanë  shkruar mediet spanjolle.

“Ai është i zhgënjyer dhe i penduar”, i ka thënë Neymar Sr. presidentit të Barcelonës për Neymarin, sipas El Mundos.

Sulmuesi brazilian beson se PSG-së i mungon projekti sportiv, prandaj nuk dëshiron të kalojë më kohë atje.

Neymari u largua nga Barcelona në verën e vitit 2017, duke thyer rekordin botëror mas marrëveshjes në vlerë 222 milionë euro.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Moti i keq dhe reshjet e dendura të borës kanë…