Neymari, afër rikthimit te Barça

13 gusht 2019 | 20:35

Barcelona bën një tjetër lëvizje për të bindur Paris Saint Germain dhe për të bërë të mundur rikthimin e Neymar Jr në “Camp Nou”.

Pas indicieve që e jepnin brazilian afër Barcelonës vetëm pak orë pas mediat e quanin të kryer kalimin e tij te Reali i Madridit, telekamerat e emisionit sportiv Jugones kanë filmuar një takim mes drejtuesit të blaugranave Ariedo Braida dhe avokatit që dy vjet më parë pagoi shifrën e 222 milionë eurove në arkat e Barçës që Neymar u transferua te PSG.

Sipas La Sextas marrëveshja mes palëve pothuajse është arritur me Paris Saint Germain që do të marrë në shkëmbim një shifër të konsiderueshme parash dhe kartonin e brazilianit tjetër Philippe Coutinho.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, hap sezonin e edicionit të…