Neymari kalon Pelen

12 shtator 2018 | 16:38

Brazili arriti të merrte një fitore plotësisht të merituar përballë kombëtares së El Slavadorit.

Brazilianët e drejtuar nga trajneri Tite shënuan plot 5 herë në portën e kundërshtarit. I pari që e hapi serinë e golave ishte Neymari, i cili sigurisht që pati plot raste të pastra për të shënuar.

Por ajo që ka rënë në sy për 26-vjeçarin është thyerja e rekordit të legjendës Pele. Ndeshja e djeshme ishte e 92-ta për Neymarin i cili lë pas Pelen me 91 të tilla. Ndërkohë Neymari duket se vetëm sa e ka filluar të thyejë rekordet pasi sulmuesi është ende i ri dhe mund të thyejë dhe rekordin e golave të Brazili.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kuvendi i Republikës së Kosovës nesër (e enjte) pritet të…