Neymari: Me ose pa dashuri, unë do të jem aty

20 korrik 2023 | 12:40

Sulmuesi brazilian, Neymar Junior ka konfirmuar qëndrimin e tij te Paris Saint-Germain së paku edhe për sezonin e ardhshëm 2023/24.

PSG-ja ka bërë shumë ndryshime në këtë verë, me afrimin e trajnerit Luis Enrique dhe transferime të mëdha si Milan Skriniar, Marco Asensio dhe Lucas Hernandez.

Megjithatë, nga klubi është larguar Lionel Messi pas skadimit të kontratës dhe për një largim janë përfolur edhe dy yjet tjerë si Neymar Jr dhe Kylian Mbappe.

“Shpresoj të jem në PSG sezonin e ardhshëm. Unë kam kontratë, askush nuk më ka njoftuar për asgjë deri tani, jam i qetë”, ka thënë fillimisht Neymar për “Caze TV”. “Edhe pse nuk ka shumë dashuri mes tifozëve dhe lojtarëve, do të jem atje. Me dashuri ose pa dashuri, por me Neymar”, ka shtuar Neymari.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka treguar…