Nga Zvicra do të vijmë në ndihmë për drejtësi president
Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi gjatë paraqitjes pranë Dhomave të Specializuara në Hagë, ka deklaruar sot se është i pafajshëm.
Ai ka bërë me dije se i ka pranuar akuzat e reja në aktakuzën e konfirmuar dhe të ndryshuar më 29 prill, veçse të njëjtën nuk e ka kuptuar.
“Nuk i kam kuptuar pasi nuk kam pasur mundësi t’i lexoj pasi që janë shumë të redaktuara”, ka thënë Thaçi.
Ndërkaq drjetori i zyrës ligjore në Bern, First-consulting.ch, Sali Bislimi, Rasti i cili aktualisht po e ngarkon Gjykatën Speciale të Hagës për presidentin Thaçi, vë në pikëpyetje aspektin e ligjshmërisë së procedurës.
Ai ka thënë se nga Zvicra do të vijnë në ndihmë për drejtësi president.
“Në fjalitë e lehta gjindet e vërteta, në akuzat me redaktim të komplikuar fshehet gënjeshtra! Rasti i cili aktualisht po e ngarkon Gjykatën Speciale të Hagës për presidentin Thaçi, vë në pikëpyetje aspektin e ligjshmërisë së procedurës. Ndaj presidentit Thaçi nuk është vërtetuar asnjë akuzë. Vlen të theksohet se Gjykata Speciale penale ndërkombëtare ka kërkuar në atë kohë nga vet presidenti që të vendoset për gjithë drejtësinë në rastin e tij, ku aktualisht është i ngarkuar vetëm për prokurorinë”.
“Gjykata Speciale dëshiron të harron, dhe nuk bën dallimin mes një gjykate së drejtës themelore dhe një gjykate të së drejtës speciale. Apo ata jaëe të ndikuar vetëm nga etja për hakmarrje. Për më tepër, gjendja e luftës që ishim dhe që është objekt i çështjes në fjalë, nuk merret parasysh në kontekstin e gjykimit të ardhshëm. A mund të asimilojmë ligjërisht dhe moralisht dy situata të ndryshme? Jo, thotë ligji i zakonshëm. Shpresoj që njerëzit e mençur të Brukselit të frymëzohen prej saj. Nga Zvicra do të vijmë në ndihmë për drejtësi president!!!”, ka shkruar Bislimi në llogarinë e vet në “Facebook”.



