Ngritën 66 aktakuza kundër 80 personave

15 nëntor 2019 | 11:38

Prokurori i Shtetit ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur 66 aktakuza kundër 80 personave për vepra të ndryshme penale.

Me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar për 48 orë 12 persona, si dhe janë bërë tri kërkesa për caktimin e paraburgimit të tre personave, të dyshuar për vepra të ndryshme penale.

Gjithashtu, prokurori i shtetit ka bërë një kërkesë për sekuestrimin e një automjeti për shkak të veprës penale “Falsifikim dokumenti“.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një mirëmbajtës 70-vjeçar ka vdekur në Hong Kong, pasi është…